Leshkë, ndez bërllogun, mer flak gjithë vendi - FOTO

 

Para pak castesh në një shtëpi në Leshkë të Tetovës kanë ndezur bërllokun por gjërat kanë shkuar shumë keq, raporton Tetova1. Brenda minutit merr fjal i gjithë bari i bahçes dhe është rezikuar një magacinë aty afër për tu djegur.

Fatmirësisht njerëzit që kanë qenë afër dhe pronari i magacinës kanë reaguar shpejtë për të fikur zjarrin që dëmet mos të jenë më të mëdha.

 

Kohën e fundit mbizotërojnë temperatura të mëdha dhe njerëz të pakujdesshëm janë shkaktar të zjarreve të mëdha. Vetëm ditën e djeshme ekipi i zjarrëfikësve ka pasur mbi tre intervenime në Komunën e Tearcës ku zjarri është përhapur në situata të ngjashme si kjo e sotmja. /Tetova1/