Jetmir Rexhepi ndërmer msat e sigurisë kundër zjarit | FOTO

Këngëtari i njohur i trevave gjithëshqiptare Jetmir Rexhepi, ditë më parë në shenjë revolte kundër “zjarreve” të mëdha të ndizen nëpër dasma, performimin e tij të radhës me muzicientët, e ka realizuar bashkë me Njësinë Territoriale kundër zjarrit në Tetovë, me qëllim që, nëse e kall dasmën, të jenë afër zjarrfikësit dhe ta shuajnë.

Duke ditur që “PIROMANI” kryesor nëpër dasmat shqiptare është vet këngëtari, ai në foto duket të ketë ndërmarrë masat mbrojtëse kundër zjarrit edhe tek vetja e tij, duke vendosur helmetën për mbrojtje nga zjarri. Jetmiri në fund të postimit të tij, ka porositur kolegët që të jenë të qetë sepse, zjarri tanimë do të jetë nën kontroll, ndërsa ka falënderuar NJTKZ për gatishmërinë për të shuar zjarret që ndizen nëpër dasma.