LSDM kërkon nga VMRO DPMNE të mos përhap frikë dhe panik te popullata dhe informojnë se rasti i përmendur i viktimës në Luboten nuk ka lidhje me zjarret, ndërsa institucionet pandërprerë punojnë në terren për lokalizimin dhe shuarjen e plotë të zjarreve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Në mungesë të ideve dhe pa kapacitet për reformë të vërtetë dhe nga pamundësia për ta mposhtur bërthamën kriminale të kreut të partisë, VMRO DPMNE në mënyrë të dëshpëruar mundohen të përhapin panik te qytetarët, pa bazë, pa argumente dhe me raste të paramenduara që nuk përkojnë me realitetin. Nga informatat e pranuar nga institucionet shtetërore, kuptojmë se rasti në Luboten nuk ka asnjv lidhje me zjarret në fjalë. Kjo është sjellje e pandershme dhe joserioze e OBRM-PDUKm-së ndaj qytetarëve të vendit’, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Sipas tyre, të gjithë institucionet kompetente janë të angazhuara në lokalizimin dhe shuarjen e zjarreve, si dhe në normalizimin e situatës dhe sanimin e dëmeve të shkaktuara materiale të shkaktuara nga zjarret, për të cilët ka indikacione se janë të shkaktuara nga faktori njeri.
