Të bardhë si bora! Teknika e re e zbardhjes së dhëmbëve në shtëpi (VIDEO)

Shumë njerëz ëndërrojnë për dhëmbë të bardhë si bora, të bukur dhe të shëndetshëm, por shumë pak guxojnë të provojnë teknikat për zbardhjen e tyre, shkruan Class.

Blogerja e modës Farah Dhukai ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e saj sekretin që fshihet pas dhëmbëve të saj të bardhë si bora. Ju duhen vetëm dy përbërës: 1 lugë gjelle vaj kokosi dhe pak shafran Indie pluhur. I përzieni bashkë për të krijuar pastën, të cilën e aplikoni më pas në dhëmbë me anë të furçës së dhëmbëve.

Pastën e mbani për pesë minuta dhe më pas e shpëlani gojën. Nuk do të shihni ndryshime drastike që në fillim, por ideja është që nëse e përsërisni këtë metodë disa herë në javë, dhëmbët do të fillojnë të zbardhen gradualisht.

Kjo për shkak të Shafranit të Indisë, një bimë mjekësore e vjetër, e cila ndihmon për heqjen e pllakës bakteriale. Vetitë e tij antioksiduese dhe anti-inflamatore bëjnë që të jetë i duhuri për shëndetin oral shkruan gazeta shendeti.

GET WHITE TEETH INSTANTLYYYYYY! 😁🐚💎 You need: ✅1tbs coconut oil ✅A pinch of turmeric 🔸mix the coconut oil and turmeric together to create a paste 🔸brush your teeth with the coconut oil and turmeric paste 🔸let sit on ur teeth for 5 mins 🔸rinse mouth and brush teeth as u normally would with ur regular toothpaste 👉🏽Do this as often as you can and you'll get a brighter, whiter smile! No more chemicals! 😃 #damnfarahbackatitagainwiththeturmeric 👌🏾this is NOT a joke it REALLY WORKS! Yes the turmeric is yellow but once u rinse it off you'll have brighter teeth instantly! The turmeric does NOT stain your teeth! ❤️❤️ #hudabeauty #wakeupandmakeup #vegas_nay #diytop #diy #makegirlz #makegirlzvid

A post shared by Farah D (@farahdhukai) on

Studime të ndryshme kanë vërtetuar se Shafrani i Indisë mund të ndihmojë në parandalimin e prishjes së dhëmbëve. Vaji i kokosit ndihmon gjithashtu në heqjen e njollave në dhëmbë. U bindët? Atëherë blini këto dy përbërës dhe zbardhni edhe ju dhëmbët ashtu si yjet e Hollivudit.