Dygjuhësia në para dhe në uniforma?! (VIDEO)

Dygjuhësia në para, në uniformat e policisë dhe në letrat me vlerë, po shqyrtohen në Komisionin Venecian, për të parë nëse bien në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.

Përgjigja pozitive nga Komisioni Venecian në lidhje me këto tre pika, do të pësonte me plotësimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“Ligji për gjuhën shqipe është në suaza të Kushtetutës. Ne kur e kemi përgatitur ligjin, i kemi dhënë propozime të sakta shumë ekspertëve të cilët kanë qenë të angazhuar që ligji të jetë në kuadër të Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutës.

Tre dispozita të ligjit të cilat ishin të dyshimta nga disa ekspert, se mund të jenë kundër Kushtetutës, që të mos e rrezikojmë ligjin, me kërkesë të Komisionit Evropian, vendosëm që t’i dërgojmë në Komisionin Venecian.

Ligjin do ta plotësojmë nëse do të kemi përgjigje pozitive nga Komisioni Venecian”, u shpreh Bujar Osmani, Zëvendës kryeministër. Ne kuadër të Ministrisë së drejtësisë do të formohet inspektorat shtetëror i cili do të mbikëqyrë implementimin e normave ligjore për përdorimin e gjuhëve. Për institucionet që nuk do të zbatojnë ligjin e gjuhëve, parashikohen dënime deri në 5 mijë euro. /albeu.com/

 

“Në bazë të propozim ligjit për përdorimin e gjuhëve parashihet formimi i një agjensioni për zbatimin e gjuhëve. Gjithashtu parashihet edhe formimi i një inspektorati shtetërorë në kuadër të Ministrisë së drejtësisë i cili do të bën mbikëqyrjen e implementimit të normave ligjore në aspekt të gjuhës.

Parashikohen dënime për institucionet të cilët nuk do të zbatojnë normat ligjore të këtij ligji”, tha Bilen Saliji, Ministri i Drejtësisë.

Neni 8 i propozim ligjit të ri për përdorimin e gjuhëve, e përkufizon saktë se uniforma dy gjuhësore do të ketë në Shkup, si dhe në të gjitha komunat ku jetojnë komunitete tjera që nuk janë maqedonas, e që janë së paku 20%.