Në fakt, ata tani janë pjesë e familjes.
Prej 2 vitesh, ujqërit e egër të adoptuar nga familja, janë zbutur.
Ai tregon se ujqërit janë të trajnuar mirë, dhe nuk janë aspak të ngjashëm me ata të malit.
E zonja e shtëpisë, Hasije Ismaili tregon se në fillim e ka pasur të vështirë “miqësinë” me ta, por tani ajo ju shërben edhe bukë.
“Në fillim unë u frikësosha. Nuk kisha besim sepse janë ujq agresivë apo janë të këqij, por krejt e kundërta ishte. Sallama dhe kocka ju ziejmë sepse thonë se prej gjakut bëhen agresivë. Shtriheshin nëpër kauça. Na i ledhatonim. Po ata e ndjejnë edhe dashurinë tonë andaj sillen shumë mirë”, tha Hasije Ismaili, Zonja e shtëpisë.
Ata kurrë nuk i kanë shkaktuar dëme kësaj familje, ndërsa lidhjen e tyre të fortë, mund ta shihni edhe ndërmjet këtyre fotografive.
