Satki Ismaili, drejtori i shkollës fillore “Kirili dhe Metodi”, në Tetovë përmes rrjetit social Faceboo ka reaguar për ndezjen e zjarrit në këtë shkollë si dhe për neglizhencën e banorëve në afërsi të kësaj shkolle që nuk kanë ndërmarrë asgjë për ta shuar këtë.
“Për 2 ditë, 3 vënie zjarri! Kush na e ka fajin? Kjo neglizhencë e banorëve të lagjes është për çdo kritikë! Personalisht jam duke u përkujdesur 24 orë, por poqese vijon kështu do të dorëzohem! Edhe shkollës së armikut nuk i bëhet kjo, e lëre shkollës ku mësojnë fëmijët tanë! TURP!!!”, shkruan ai në rrjetin social Facebook.
