Coutinho te Barcelona është çështje orësh, Liverpooli dorëzohet dhe pranon ofertën

Philippe Coutinho te Barcelona është vetëm çështje orësh, sipas medieve spanjolle.

Sipas Sport, një delegacion i Barcas gjendet në Liverpool dhe mund ta mbyllin marrëveshjen.

Mësohet se oferta e Barcelonës është 90 milionë euro, plus bonuset.

Sipas Sport, Liverpooli e ka pranuar këtë ofertë edhe pse Jurgen Klopp ka rezistuar për ta mbajtur lojtarin në Anfield.

Coutinho shihet si zëvendësim i Neymarit, që u bashkua me Paris Saint-Germain për 222 milionë euro.

Edhe analisti i njohur Graeme Souness, beson që lojtari do të largohet, pasi me këto kushte është e pamundur të mbahet.