Ndonëse gjitnjë ka ekzistuar konsensus mes shqiptarëve të të gjitha trojeve se Baton Haxhiu e do shumë veten dhe është më i kënaqur sesa mund të paramendohet me veten, megjithatë është menduar se gazetari gjithkund-dëpërtues ia di një kufi edhe pritjeve të tij për vetveten.Por, jo!
Baton Haxhiu e mendon veten jashtë çdo suaze, përtej çdo kufiri. Dhe kjo më së miri shihet në një deklaratë të tij, ku ëmblema e TV Klan Kosovës thotë se “unë jam koka më e ndritur shqiptare”.
Duke e konsideruar paksa të tepruar një deklarim të tillë, Albanews është përpjekur të kontaktojë protagonistin e kësaj deklarate, dhe pas përpjekjeve e vështirësive të shumta, z.Haxhiu ka pranuar të flasë në lidhje me të.
“Mund të them se unë jam treguar paksa modest, sepse vlerësimin tim e kam përkufizuar në suaza nacionale, pra s’kam dalë përtej Shqiptarisë. Sepse thellë në vete, unë e njoh veten për erudit të madh. Konsideroj se emri im do të duhej të shkruhej pranë Slavoj Zizek-ut, Naom Chomsky-t, Umberto Eco-s etj.,”, ka thënë Haxhiu për Albanews.
Gazeta jone ka zhvilluar një bisedë shumë të gjatë me këtë njeri, ndërsa një gazetar i yni ka mbetur i alivanosur nga thellësia e mendimit batonian dhe informacioni i shumtë që zotëron ai, por gjitha këto i posedojmë në Redaksi dhe do të mundohem t’i përmbledhim në një biografi shumëpjesëshe për të në ditët në vijim.
