Policia shqiptare arreston shtetasin nga Maqedonia. Ja çfarë tentoi

Një shtetas i Maqedonisë ka rënë në pranga të policisë shqiptare, pasi tentoi të korruptonte punonjësin e qarkullimit rrugor.
Policia njofton se dje rreth orës 08:30, punonjësit e qarkullimit rrugor, kanë konstatuar mjetin kamion tip “DAF”, me drejtues shtetasin e RM-së Z. A., 41 vjeç dhe pasagjer shtetasin T. R., 32 vjeç, në një orar ku lëvizja e mjeteve të këtij lloji ishte e ndaluar.

Nga ana e punonjësve të qarkullimit rrugor është bërë ndalimi i mjetit, ku drejtuesit të mjetit i është komunikuar arsyeja e ndalimit dhe ndëshkimi me administrative. Gjatë kësaj kohe, pasagjeri që ndodhej në mjetin kamion tip “Daf”, shtetasi T.R., i ka ofruar shumën prej 5 euro, punonjësit të qarkullimit rrugor në këmbim të mos vënies së masës administrative. Për pasojë në kushtet e flagrancës, është bërë arrestimi i menjëhershëm i shtetasit maqedonas Tomislav Ristovski, 32 vjeç, banues në Maqedoni.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. (INA)