Në bashkëbisedimin me z. Skënder Asani, drejtor i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, ku viteve të fundit ka shprehur shqetësimin për nevojat që ka ky institucion, si për kompletim të kuadrit shkencor, po ashtu edhe për realizimin e projekteve. Ai thotë se gjashtë viteve të fundit Instituti është përballur me probleme të tilla, por edhe me çështjet juridike. Asani, me marrjen e detyrës, ku ai ka kaluar tre vite në udhëheqje është përpjekur për të bërë depolitizimin e këtij institucioni.
“Instituti këtë vit mbush 10 vjetorin. Gjashtë vitet e para kanë qenë problematikë për shkak të aspekteve juridike edhe disa aspekte të tjera, të ndikimit politik, por për fat të mirë, para tre viteve, pas zgjedhjes sime, jam munduar që t’i menjanoj ato problematika, që e ka ndjek institutin brenda 5-6 viteve të kaluara dhe të bëjë depolitizimin e Institutit, si element ku ndahet e mira dhe e keqja ose shapi nga sheqeri dhe ia kemi arrit qëllimit që pas këtyre ngjarjeve Instituti t’i merr këmbët e veta dhe të del në skenë e në tregun shkencor këtu në Maqedoni, në rrafshin kombëtar, por edhe atë ndërkombëtar. Vetë puna jonë gjatë këtyre tre viteve me botimin e 60 titujve shkencor, me mbjatjen e konferencave, këtu në Maqedoni, por edhe në rrafshin kombëtar dhe atë ndërkombëtar, që deri në këtë periudhë kohore Instituti nuk njiheshte në Tiranë as edhe në Prishtinë edhe gjetiu. Por, me punën tonë dhe aktivitetin e gjithë punonjësve të institutit kemi arritë që ne ta etablojmë shumë mirë në shkencën shqiptare, por edhe në tregun botëror, gjë që do të thotë se Instituti gjatë këtyre tre viteve e ka përcjellë edhe kriza financiare, e cila krizë është reflektuar, për mos realizimin e shumë projekteve të tjera edhe në mos fininancimin e disa projekteve të tjera kapitale, që instituti i ka paraparë, për t’i zhvilluar në aspektin afatgjatë, siç është fjalori enciklopedik, monografitë për çdo qytet, e folmja e shqiptarëve të Maqedonisë, vjelja e trashegimisë shqiptare në teren, kur dihet shumë mirë, përdallim nga trevat e Kosovës dhe Shqipërisë, trevat e Maqedonisë janë shumë të pasura me trashegimi kulturore shqiptare. Dhe ky institute me ato mundësi që i ka, po mundohet, me të gjitha kapacitet që ka, të vjel të gjithë trashegiminë kulturore, të mbaj konferenca të ndryshme, të botojë dhe kemi arritur që të mbulojmë një boshllëk shumë dekadash, këtu në Maqedoni. Por, për fat të keq te elita politike në Maqedoni, nuk ka një vetëdije të duhur për institutin dhe për trashegimin kulturore shqiptare”, tha Asani, drejtor i ITSH-së, për Almakos.
Ai shprehet se ka një përkrahje minimale nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, edhepse kanë mirënjohje nga nga faktorët ndërkombëtar dhe institucione relevante botërore. Edhe me ribalancin e buxhetit shtetëror u është shkurtuar buxheti i ITSH-së.
“Ministria e arsimit shumë vite nuk ka shfaq interes aq shumë që ta përkrah këtë Institucion, por edhe brenda institutit nuk ka patur një aktivitet të duhur se ne të dëshmojmë, që duhet të na përkrah. Këto vite të fundit, ne kemi dëshmuar me punën tonë, me aktivitet tona, se ne mundemi si institucion, dhe punonjësit shkencor, për të arsyetuar punësimin e tyre në këtë institut dhe eksistimin e këtij Instituti. Dhe, puna jonë është reflektuar. Kemi një mirënjohje të jashtëzakonshme si nga faktorët ndërkombëtar dhe institucione relevante botërore. Ajo punë që kemi bërë, ka reflektuar që këtë vit të kemi një financim të duhur. Por, për fat të keq me ribalancin e buxhetit na janë marrë afër 70 përqind e buxhetit, që do të thotë se ne për të shënuar 10 vjetorin nuk kemi mjete. Gjatë këtij viti është arrit të fusim në shtyp afër 30 botime, të Institutit, gjë që është një punë e madhe. Por, marrja e buxhetit na ka përkufizuar në arritjen maksimale të synimeve tona, për këtë vit. Ndërsa, synimet tona, për fat të mirë instituti me konsolidimin e saj veç po përgadit projekte aafatgjate dhe afatshkrtre, por vetëm duhet vetëdijësimi i elitave politike, për ta përkrahur këtë institucion, sepse ky institucion mëton të jetë bartëse e të gjithë trashegimisë kulturore shqiptare të RM-së”, tha Asani.
Duke patur parasysh se ky institucion kontribon mbi mbarëvatjen dhe afirmimin e trashëgimise Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, ai nuk përkrahet as edhe nga politika shqiptare që vepron në Maqedoni.
“Për fat të keq, prej proceseve demokratike të viteve të 90-ta, në Maqedoni, elitat politike shqiptare fare nuk e kanë future në agjendë kulturën dhe trashegimin shpirtërore dhe fal aktivitetit të punonjësve shkencor në institute, veçse ne po e plasojmë si problem. Përfundimisht, elita politike duhet të merret edhe me trashegiminë kulturore dhe me kulturën në përgjithësi dhe të investojnë në kulturë dhe në financimin e projekte afatgjate, që na avancojnë ne si komb, se nëse arrihen disa kërkesa politike, ndërsa nuk ke një vetëdije shoqërore tek shqiptarët, ata nuk mund të shijohen apo praktikohen. Ndër shekuj pushtetet e ndryshëm, kanë investuar tek shqiptarët e Maqedonisë që të mos kenë vetëdije shoqërore, sepse kanë qenë të përjashtuar nga sistemi dhe nuk kanë patur një institucion arsimor, kulturor shkencor. Fal Zotit që këtyre viteve kemi Universitete dhe kemi edhe një institut. Me punë ne e dëshmojë që t’ua imponojmë elitave politike që të investojnë në kulturën dhe trashegimin kulturore”, tha Asani, për Almakos
Asani edhe më herët ka paraqitur shqetësimet në opinionin e gjërë, që i përkasin institucionit dhe veprimtarisë së saj. Por, ky institucion është mbrojtur nga ai dhe stafi i tij.
“Kur kam marrë pozitën si drejtor, puna e parë që kam bërë ka qenë depolitizimi i Institucionit. Këtu në institut, nuk ka politikë. Çdo individ mund t’i takojë një subjekti politik jashtë këtij institucionit, ajo është e drejtë personale e çdo kujt. Por në institucion është menjanuar politika dhe është bërë depolitizimi i institucionit, që për punën tonë, për depolitizimin kemi lëvdata nga institucione relevante ndërkombëtare, dhe jemi i vetmi institucion që kemi larguar politikën dhe për atë kemi shpërthyer aq fuqishëm, brenda në Maqedoni, por edhe në rrafshin kombëtar dhe atë ndërkombëtar. Këtu është edhe suksesi, depolitizimi i institucioneve. Ku jo rastësisht, pas zgjedhjeve parlamentare, të vitit të kaluar, dikush dëshiron ta fut përsëri politikën, në këtë institucion. Pastaj, shkencëtarët mos merren me politikë, mandej të merren me politikë dhe saherë që ndryshohen elitat politike, pas zgjedhjeve, ndrohet edhe drejtori dhe vazhdimisht ne këtu do të merremi me elitat politike. Dhe, kjo është kancer i çdo institucioni, e ne rezistojmë ta mbrojmë autonominë e institutit, jo të mbrojmë pozicionin e drejtorit, të këtij institucioni.
Për të qenë një shtet demokratik dhe bashkë me Unionin Evropian kusht primar kanë heqjen dorë të politikës nga Institucionet e vendit. Ndërhyrja e paskrupullt e politikës në punët e shkencës, përkatësisht futja e Institutit në agjenda politike e shndëron institucionin “në shtëpi partiake”, Asani thotë se është luftuar për t’i ikur politizimit të institucionit.
“Model është ky institucion. Brenda gjashtë viteve politika ka qenë e përfshirë nga jashtë, dhe ky institucion është marrë me veten. Për të dalë nga kjo situatë virtuoze, ne e kemi gjetë mënyrën për të shpërthyer dhe etabluar, si institucion shkencor, pikërisht për t’i ikur politizimit të institucionit. Ky angazhim nga ana jonë është kompatibil me integrimet dhe kërkesat evropiane, që do të thotë se ky institucion është një model se si të funksionojë një institucion shtetëror dhe shkencor me norma dhe rregulla evropiane”, tha Asani
Duke patur parasysh se mandate i udhëheqësve nuk është i përjetshëm, Asani thotë se posti I drejtorit nuk trashigohet, por ai që do ta merr këtë pas mandatit të tij e ka më lehtë ptë vepruar,në të ardhmen.
“Angazhimi im asnjëherë nuk është lidh me postin e drejtorit, por për këtë institucion lidhja është për autonominë e këtij institucioni, përshkak se me ardhjen time në këtë pozitë është bë depolitizimi i këtij institucioni dhe është një fakt shumë i rëndësishëm, për shkak se asnjë drejtor, prej themelimit të institucionit janë sjellë nga politika, asnjëherë punonjësit shkencor nuk kanë mundur ta zgjedhin vetë drejtorin dhe unë jam drejtori i parë që jam zgjedhë nga stafi i brendshëm dhe e përcjell politikën e studiuesve – hulumtuesve në institute dhe me këtë e kemi stopuar që të na vjen nga jashtë, nga politika, i cili fare nuk e njeh problematikën e këtij institucioni. Dhe veçse unë jam në vitin e tretë të mandatit, tashmë e kam vitin e fundit dhe nëse gjithçka shkon në rregull dhe se e mbaroj mandatin tim do të del nga kriza, sepse një drejtor për hërë të parë e çon mandatin e tij deri në fund. Dhe posti i drejtorit nuk është trashëgues, mund ta merr dikush tjetër, ku dua të them një proverb, e cila është shumë reale tek shqiptarët, që ne në mungesë të institucioneve gjithnjë ne kemi dështuar, përshkak se dikush ka punuar dhe kur ka ardhe tek ndryshimi i drejtorëve, ai drejtor ka filluar që në fillim, gjë që do të thotë se nëse unë kam bë depolitizimin, tjetri do të duhet të vazhdojë me avancimin e punës të institutit, që do të thotë se institute është mbrojtë shumë fuqishëm nga politika dhe ai pasardhës i imi që do të vjen do të ketë një kontinuitet në punën dhe avancimin e këtij institute, si e vetmja shpresë për ardhmërin, jo vetëm e këtij institute dhe punonjësve të institutit, por edhe shqiptarëve të Maqedonisë. Sepse, ky institute duhet të jetë bartës i të gjitha proceseve kulturore, pse jo edhe politike, për nxjerrjen e kuadrave dhe elitave”, tha Asani
VIDEO: https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1795685547138956/
