Janë padyshim dy nga personazhet më të dashur të showbizit shqiptar, secili në zhanrin e tij, por bashkimi i tyre do të shkaktonte vërtet një “bum”.
Komediani Ermal Mamaqi dhe reperi Noizy janë shfaqur së bashku në Sarandë njëri duke pirë ujë dhe tjetri birrë…kaq ka mjaftuar që Ermali “të shpikë” hitin e ri si një bashkëpunim mes të dyve. Ai ka modifikuar këngën e fundit të Noizyt “100 kile” duke e përshtatur me foton. “Neë Hit coming Soon…
Eci rond ti mos e krruj
s’bejm transport po s’beri buj
puna paster s’ka te huj
birr uj, birr uj, birr uj…,”-shkruan Ermali krahas fotos. Por nëse e mendojmë mirë një bashkëspunim mes tyre vërtet do të pelqëhej nga publiku./Gazeta Express/
