Zëdhënësi i Qeverisë e ‘dridh’ Bujar Osmanin

Zëhënësi i BDI-së, njëherit zv/kryeministër, Bujar Osmani si duket është ngutur kur ka reaguar kundër diskriminimit që u bë kulturës shqiptare në stadiumin “Filipi II” në Shkup. Pak pas Osmanit, është prononcuar edhe zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski, duke bë të qartë se partia e Bujar Osmanit, respektivisht qeveria e kaluar VMRO-BDI kanë bë skenarin artistik të kësaj ndeshje.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë nuk ka qenë pjesë e konceptit artistik të Superkupës së UEFA-s. Ideja artistike është bërë nga qeveria e kaluar dhe nga Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) si organizator. Qeveria e re e ka mbështetur teknikisht organizimin e Superkupës së Evropës. Shprehim keqardhje që FFM-ja si organizator nuk i ka vënë vëmendje konceptit multietnik të shtetit tonë” thotë zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Kjo deklaratë e Boshnjakovskit ka demaskuar qëndrimin paraprak të Osmanit, i cili u shpreh gjoja i brengosur nga anashkalimi i shqiptarëve.

“Ndoqa një ndeshje tamam mes gjigantëve të futbollit evropian. Dëshmuam se mund të organizojmë edhe manifestime të këtij rangu! Ama, organizatorët e programit artistik sikur harruan se Maqedonia është shumëtnike…! FFM të spjegohet!”, ka shkruar Osmani.

Ky qëndrim i Osmanit duket jo i sinqertë për shkak se ai ende nuk ka kërkuar përgjegjësi prej askujt në partinë e tij për shkak të anashkalimit të kulturës shqiptare, e që sipas zëdhënësit aktual të qeverisë është bë me dije të plotë të qeverisë VMRO-BDI.