Për shkak të mungesës së kuadrit, është vendosur në pikëpyetje monitorimi i procesit zgjedhor në zgjedhjet lokale, theksoi avokati i popullit, Ixhet Memeti, në takim me përfaqësuesit e misionit të OSBE-së në Shkup.
Memeti informoi se parashihet që të përmirësohet komunikimi mes institucioneve që monitorohen nga ana e avokatit të popullit, por edhe përkrah ndryshimeve ligjore për shkak të mungesës së kapacitetit, është pamundësuar ndryshimi praktik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në kontekst të rëndësisë dhe nevojës së forcimit të mbrojtjes së të drejtës së votës, avokati i popullit është ankuar tek përfaqësuesit e OSBE-së për mungesë të kuadrit, me çka sqaroi se vendoset në pikëpyetje monitorimi i procesit zgjedhor.
Ndryshe, zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen më 15 tetor.
