Ministri i Shëndetësisë, z.Arben Taravari bënë të ditur se tani më në fund bëhet gati të hapet Qëndra e parë Gjinekologjike në Shuto Orizare, dhe se tani banorët e kësaj zone do të ndihen se janë qytetarë të vitit 2017, pasi deri tani mungesa disa vjetore e një qendre të tillë ishte flagrante.
Në faqen e tij ministri i shëndetësisë, z.Arben Taravari ka shkruar:
“Në Komunën e Shuto Orizarit më në fund bëhet gati të hapet Qëndra e parë Gjinekologjike. Është gëzim që vetëm pas pak ditësh banorët e kësaj zone do të ndihen se janë qytetarë të vitit 2017, pasi deri tani mungesa disa vjetore e një qendre të tillë ishte flagrante!
Ndërkohë për disa javë edhe në Komunën e Haraçinës kemi vendosur që mjekët të punojnë me tre ndrime. Të shkretat sëmundje nuk njohin orare, ndaj është e paarsyeshme që mos të ketë mjekë 24h në dispozicion.
Tashmë në këtë Komunë do të ketë mjekë ditë-natë.
Kurrë nuk është mjaft për një shëndet të mirë”, thotë Taravari.
