Aktorja Arta Nitaj që nga koha kur fitoi rolin në serialin “O sa mirë”, është në qendër të vëmendjes së medieve.
Madje, Arta të cilën në serial e njohim si Xhesika, është bërë më e përfolur nga lidhja me këngëtarin Bruno, shkruan lajmi.net.
Në profilin e saj në Instagram, aktorja ka publikuar një kolazh të fotove në të cilat u shfaq me më shumë grim në fytyrë.
Ajo dukej shumë e bukur dhe për këtë mori shumë komente nga ndjekësit në Instagram. /Lajmi.net/
