Sakrifica e tmerrshme e kryeministrit, ku është zhdukur timonieri Rama?!

Edi Rama nuk del në publik që prej datës 3 gusht ku pozoi para kamerave në Samitin e Kartës së Adriatikut duke shtrënguar duart me Zv.Presidentin e SHBA-ve, Mike Pence.

Ky samit u përfol shumë edhe për mungesën e Ramës në foton e fundit me Pence, ku të pranishëm ishin të gjithë liderët e rajonit përvceç kryeministrit shqiptar, shkruan Albeu.com.

Rama,i cili nuk humb asnjë rast për t’iu imponuar shqiptarëve përmes të gjitha kanaleve të komunikimit që nga televizionet e deri tek rrjetet sociale, përfshi edhe ERTV, nuk është gjëkundi që prej orës 18.30 kur ka hedhur foton me Pence.

Ndërkohë, faqja e tij e Facebook përditësohet në mënyrë të vazhdueshme me raporte dhe foto përshëndetëse nga vende turistike të Shqipërisë, një teknikë kjo e përdorur rëndom nga administratorët e faqeve në Facebook për të mbajtur audiencën aktive.

Duhet të jetë një sakrificë e madhe të qendrojë dy javë larg kamerave dhe ERTV ndërkohë që nuk resht së terrorizuari administratën nga Facebook, por shqiptarët duhet t’a dijnë se ku po “vuan” timonieri i tyre në këto ditë vape gushti. /albeu.com/