Policia franceze ka njoftuar se një vajzë tetëvjeçare ka vdekur dhe pesë persona të tjerë janë lënduar pasi një veturë është futur në një terasë në një restorant në Paris, njofton Guardian, përcjell Klan Kosova.
Një zyrtar i policisë ka thënë se shoferi është arrestuar menjëherë pas incidentit.
Ende nuk dihet nëse akti ishte i qëllimshëm, apo aksidental.
