Milan-Shkëndija, shikoni çfarë bën Granit Xhaka (FOTO)

Granit Xhaka po e pret me padurim ndeshjen Milan-Shkëndija.
Kosovari ka publikuar një foto interesante në Instagram, duke paralajmëruar mikun e tij, lojtarin e Milanit, Ricardo Rodriguez, përcjellë “Lajmi.net”.

“Çfarë mbrëmje sonte miku im Ricardo Rodriguez, nuk do ta kesh aspak të lehtë me kuqezinjtë e Tetovës në San Siro”.

“Suksese Fc Shkëndija dhe KF Skënderbeu”, ka shkruar Xhaka.