VMRO përmes pauzave po bllokon edhe ligjin për gjuhët

Me fillimin e seancës së 15-të të Kuvendit, me kërkesë të deuptetes Bllagica Lasovska, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ndërpreu seancën për një orë. Ndërprerjes së seanës njëjtë sikur dje, i parapriu diskutimi verbal mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Xhaferit.

“Unë jam koordinatore e grupit të deputetëve dhe kam të drejtë të kërkoj pauzë prej një ore. Mos e shkelni Rregullore. Ju e keni obligim të përgjigjeni në kërkesat e mia”, tha Laskovska.

Më herët deputeti tjetër i VMRO-DPMNE-së, Zoran Ilioski, në vërejtje procedurale informoi deputetët se grupi i tyre i deputetëve kanë dërguar letër të hapur tek kryetari Talat Xhaferi.

Ai shtoi se në letër janë sqaruar qëndrimet e partisë së tyre në lidhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Deputetët e opozitës maqedonase po përdorin të drejtën për pauzë për të shtyrë sjelljen e ligjit për gjuhët.