Ballina TREVAT
TREVAT
E fundit: Zgjerimi i radhës në BE parasheh anëtarësimin e Serbisë dhe Malit të Zi
Nga Konica.al - 1 Tetor, 2017, 9:33
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe ai i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker besojnë se Bashkimi Evropian duhet t’i hap dyert për pranimin e anëtarëve të rinj vetëm nga viti 2025, njoftojnë mediat serbe.
Ky është përfundim i një analize të brendshme që Juncker e ka përcjell në një mbledhje jozyrtare të BE-së në Talin mbi ecurinë e Serbisë dhe Malit të Zi, përcjell Konica.al.
“Nëse duam stabilitet më të madh në fqinjësinë tonë, atëherë ne duhet të mbajmë prospekte bindëse për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në këtë dokument.
Dokumenti shpjegon se Makroni mendon që Bashkimi Evropian “do t’i hap dyert e tij për vendet e Ballkanit sapo të respektojnë plotësisht kushtët e BE-së dhe kërkesat e lidhur me demokracinë”.
Presidenti francez ka paraqitur idetë e tij për riorganizimin e krejt BE-së dhe veçanërisht Eurozonës, të cilat kanë marrë mbështetjen edhe të kreut të Komisionit Evropian.
Duke folur mbi zgjerimin e radhës, Juncker ka theksuar se përgatitja e terrenit për anëtarësim po bëhet për Serbinë dhe Malin e Zi.
