Gruevski: Nga vota juaj varet ardhmëria e Maqedonisë

Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja sonte mbajti tubim parazgjedhor në Makedonski Brod.

Kandidati për kryetar komune i VMRO-DPMNE-së Milloslim Vojneski theksoi se prioritet e tij do të jetë përfundimi i rrugës Makedonski Brod deri në Shkup, rikonstruimi dhe ndërtimi i rrugëve të reja lokale, si dhe sistemet e furnizimit me ujë për disa fshatra në komunë.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski iu porositi të pranishmëve në tubim se nga vota e tyre varet ardhmëria e Makedonski Brodit dhe Maqedonisë, të cilës, potencoi, i duhet epokë e re dhe fitore të reja.