Partitë, koalicionet dhe kandidatët e pavarur edhe sot me tubime dhe takime me qytetarët në shumë qytete dhe vendbanime, i prezantojnë programet zgjedhore për zgjedhjet lokale më 15-të tetor të këtij viti.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) do të mbajë tubime në Zhelinë dhe Jegunovcë. Ndërsa Lëvizja BESA do mbajë takim me qytetarët në komunën e Bervenicës.
Aktivitetet e sotme koalicioni “Jetë në Maqedoni” në krye me LSDM do t’i fillojë me takime me qytetarë në Saraj, si dhe tubim në Qendër dhe Karposh.
Nga ana tjetër, koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja do të mbajë takime me qytetarë në Brevenicë, Tearcë dhe Jegunovcë, ndërsa tubime janë planifikuar edhe në Gjorçe Petrov dhe Kumanovë.
Fushata për rrethin e parë zgjedhor, filloi 25 shtator, ndërsa përfundon më 13 tetor në orën 24. Zgjedhjet e gjashta lokale në Maqedoni janë caktuar për më 15 tetor, ndërsa do të zbatohen në 3.480 vendvotime në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Rrethi i dytë i zgjedhjeve është caktuar dy javë më vonë, më 29 tetor. Fushata zgjedhore për raundin e dytë përfundon më 27 tetor në orën 24.
