AVRM: Procedurë kundërvajtëse ndaj Alsat-M, TV Nova dhe TV 24

Agjencia për audio dhe shërbime audio-vizuale në bazë të raporteve të kryera nga monitoring për informimin zgjedhor ka ngritur procedura kundërvajtës kundër Tv Alsat-M, Tv Nova, TV 24.

Monitoringu ndaj Alsat-M, ka treguar se më 26 dhe 28 shtator në një orë reale kanë transmetuar program, të ndarë dhe më tepër për paritë politike se sa ka qenë e lejuar me ligj sidomos të atyre që nuk kanë grup parlamentar. Mbi monitoringun ndaj Tv Nova, që ka të bëjë me 28 shtator dhe 1 tetor është konstatuar se në një orë reale program i transmetuar ka transmetuar më tepër program për partitë politike në opozitë. Procedura kundërvajtës është ngritur ndaj Tv 24, është për shkak të mosrespektimit të rregullave për publikimin e rezultateve nga studimi i mendimit publik.

 

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-maqedonia/avrm-procedure-kundervajtese-ndaj-alsat-m-tv-nova-dhe-tv-24-443066/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright