Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Tiranë, ku mësohet se babai ka plagosur të birin 20 vjeç.
I riu që shikoni në foto është Olsi Çika, i cili është plagosur me thikë nga i ati i tij Bujar Çika, rreth 57 vjeç, njofton Panorama.
Ngjarja ka ndodhur te rruga “Behlul Hatibi”, në Tiranë. Policia bën të ditur se 20 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, në banesë është goditur me thikë nga i ati, shtetasi Bujar Çika.
Njoftimi i policisë
Tiranë.
Informacion paraprak.
Më datë 04.10.2017, rreth orës 20:35, jemi njoftuar se në rrugën “Behlul Hatibi”, një shtetas është goditur me thikë nga i ati.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se :
Shtetasi O. Ç.,rreth 20 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, në banesë është goditur me thikë nga i ati, shtetasi Bujar Çika, rreth 57 vjeç.
Shtetasi i dëmtuar O.Ç ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi Bujar Çika është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. /albeu.com/
