Hazbi Lika “zbut” protestuesit në Reçiçë të Vogël

Zëvendëskryeministri Hazbi Lika, kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, dhe Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë sot kanë qëndruar për vizitë në Reçicë të Vogël, ku paraprakisht ishin grumbulluar një grup qytetarësh të pakënaqur për mos realizimin e premtimit për ndërtimin e shkollës në këtë lokalitet.
Përpara protestuesve doli, Zv Kryeministri, Hazbi Lika ku u sqaroi shkaqet që kanë ndikuar për mos përmbushjen e këtij premtimi të dhënë nga kryetarja aktuale e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, gjatë fushatës parazgjedhore të 2013.
“Protestat janë shumë normale, dhe mua në gëzon fakti që ne jemi ngritur si popull, pra jemi vetëdijësuar dhe përmes formave të ndryshe po kërkojmë llogari nga ata të cilët e marrin guximin që të qeverisin me institucionet e vendit, qofshin ato lokale apo qendrore. Sa i përket ndërtimit të kësaj shkolle, ju e dini se kanë ndikuar rrethana tjera, siç janë vërshimet, pastaj kriza politike në vend, kështu që ky projekt në këtë mandat do të realizohet”, ka thënë para protestuesve Hazbi Lika.
Ai së bashku me kryetaren e Komunës së Tetovës, njëherit edhe kandidate e BDI, Tetuta Arifi dhe kryeministri i vendit, Zoran Zaev u bënë garancë për ndërtimin e shkollës fillore në Reçicë të Vogël, i cili investim është jetik për banorët e këtij vendbanimi.
Ata u zotuan që menjhërë në vitin e parë të mandatit të ri shkolla do të ndërtohet, pasiqë sipas Arifit projektimi i shkollës ka përfunduar i është dhënë leja e ndërtimit dhe menjëherë me financimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë do të kryhet investimi i shumëkërkuar i banorëvë të Reçicës.