Lojë e lig e Zajevit me rivotimin e tri rrugëve në Çair

Nga Sulejman Meazi

Çështë kjo lojë e ndyrë e Zaevit me rivotimin e numrit 2901 të vetëm tri rrugëve në Çair me 719 votues, si është e mundur të prishet vendvotimi 2901, ku ka fituar Besa e nuk rivotohet aty ku ka patur parregullësi e shitje votash në lagjen e romëve, këtu haptazi shihet e dihet se përsëri do fitojë i njëjti, Visar Ganiu. Pse? Sepse, mëhalla apo rruga e parë është me maqedonas të LSDM-së, mëhalla e dytë me boshnjakë të BDI-së dhe mëhalla e tretë me shqiptarë të Aleancës me besē. Sipas informatave nga miqtë e mi që jetojnë në këto vendbanime, thonë se matematika e votuesve është në favor të BDI-së. Prej 700 votuesve, 200 mungojnë, s’janë prezentë, pra maksimumi i votuesve është 500, sipas kësaj del se loja politike e Aleancës me besë dhe BDI-së për kryetar Çairi do jetë 500-shi.
Ndërmjetësues i këtij vendvotimi me dinakërinë e tij mund të jetë edhe Zaevi.
Me këto 500 votues, LSDM-ja, ia bën me dije BDI-së se Zaevi është faktori kryesor për fitoren e BDI-së e jo Ali Ahmeti.
-Nëse Zaevi ka vendosur ta marrë në qeveri Besën, për ta pajtuar Bilall Kasamin me kartën politike të 500 votuesve ia jep Çairin, Besës.
-Apo mund të jetë arsyetim politik shtetëror i Zaevit, sa për sy e faqe të rivotohet dhe njëherē.