2019, Ja sa dënime në komunikacion ka bërë policia e Tetovës

Advertisment

Pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë, gjatë vitit të kaluar 2019, nër ajonin më të gjërë të Tetovës, kanë zbuluar dhe në mënyrë ligjore kanë sanksionuar gjithsej 20.465 lloje të ndryshme të shkeljeve në komunikacion ose mbi 1000 më shum, krahasuar me vitin paraprak.

Duke vepruar sipas Ligjit -për siguri në komunikacion dhe rrugë dhe ligjit për vetura, për shkak të konstatimit të lëshimeve apo shkeljeve të ndryshme në trafik kanë qenë që larguara nga trafiku 1211 vetura. Numri më i madh i veturave të larguara nga trafiku edhe atë 882 vetura kanë qenë me regjistrim të skaduar deri dhe mbi 30 ditë, tek 293 automjete janë konstatuar parregullsi teknike, pjesa më e madhe me paregullsi në pajisjet e ndalimit (frenave) si dhe 36 vetura kanë qenë me mbingarkesë.

Reklame

Gjatë vitit të kaluar, gjithashtu nga trafiku janë larguar edhe 3134 vozitës, prej të cilëve 1663 kanë drejtuar pa patentë shoferi, 104 vozitës nuk kanë pasur kategorinë e përshtshme për llojin e veturës që kanë drejtuar, 78 vozitës kanë drejtuar gjatë mosës mbrojtëse ,,Ndalesë”, 813, vozitës fillestarë dhe 476 vozitës që kanë drejtuar nën ndikim të alkoolit.

Shkeljet e konstatuara në trafik, në periudhën për të cilën bëhet fjalë, janë sanksionuar me 6334 fletpagesa për kundërvajtje, 9610 fletpagesa të detyrueshme për kundërvajtje, si dhe me 4591 vërjetje me shkrim. Krahas kësaj, përkohësishtë janë konfiskuar 983 patenta shoferi dhe 776 leje qarkullimi, kurse janë organizuar edhe 11 edukime në trafik.