21 vjeçari nga Tetova sulmon të ëmën, Policia i gjeti edhe marijuanë

Një grua dyzet e pesë vjeçare nga Tetova dje (28 dhjetor) në ora 01.00, në SPB Tetovë ka raportuar se dy orë më herët, në ndërtesën ku ajo punonte dhe në shtëpinë e familjes, ka qenë e sulmuar fizikisht nga djali i saj 21 vjeçar D.A.

“D.A. është privua nga liria në rrugën ,,Boris Kidrç” në Tetovë, ndërsa në shtëpinë e tij gjatë një kontrolli është gjetë marijuanë”, kumtoi Policia e Tetovës.

Reklame

Çështja kundër personit D.A. është duke u sqaruar dhe dokumentuar, kështu që do të pasojë një parashtresë adekuate.