22 gjoba për shkelje të orës policore, ndërsa 393 për mosmbajtjen e maskave

Advertisment
HTML Image as link

Prej orës 20.00 (17.04.2021) deri në ora 05.00 (18.04.2021) është konstatuar, se 22 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje.

Gjatë ditë që lamë pas, (17/18.04.2021) sërish, në territorin e Maqedonisë së Veriut për masën e mbajtjes së pajisjes mbrojtëse në fytyrë, janë regjistruar 393 shkelje.

Reklame

Ministria e Punëve të Brendshme apelon deri te qytetarët, që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, dhe të gjithë bashkërisht të kontribuojmë në parandalimin e shpërndarjes së Covid-19.