22 raste të reja me koronavirus, numri i përgjithshëm shkon në 70 (VIDEO)

Advertisment

Shifra rekord të të infektuarve nga virusi korona. Që nga paraqitja e rastit të parë dhe për dallim nga ditët tjera, sot janë regjistruar 22 persona të infektuar. Nga 71 të testuarit e mbrëmjes së kaluar dhe nga 43 të testuar gjatë ditës së sotme, numri i të infektuarve me COVID-10 në vendin tonë arriti në 70.

Për momentin në Maqedoni të prekur me virusin Korona janë regjistruar në Dibër, Shkup, Gostivar, Shtip dhe Ohër. Ajo që vërehet nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë është se tashmë në Shkup rezulton se ka më shumë raste të regjistruara se në Dibër.

Reklame