22 vi ktimat e të dielës nuk i përkasin 24 orëshit, ja kur kanë vd ekur…

Advertisment

22 vi ktimat e Kovid-19 të regjistruar në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë, rezultojnë të jenë përmbledhje e vi ktimave nga 24 dhe 25 tetori dhe të raportuara si viktima të 24 orëve të fundit.

Një raport të cilin e ka siguruar televizioni Alsat dëshmon se 17 nga 22 vi ktimat kanë ndërruar jetë më 24 tetor, ndërsa 3 vi ktima tjera më 25 tetor. Për një vi ktimë 88 vjeçare nga Kriva Pallanka nuk potencohet data e vde kjes, ndërsa një vi ktimë tjetër nga Gostivari e moshës 75 vjeçare raportohet të ketë ndërruar jetë më 25 tetor në kushte shtëpiake.

Reklame

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe konfirmon se raporti i 24 orëve të fundit ndonjëherë i thirret edhe vi ktimave të 1 ose 2 ditë më parë për shkak të rezultatit të vonuar nga tamponi post-mortum.

Regjistrohen edhe vi ktima të 24 orëve të mëparshme. Mundet një ose dy vi ktima të përfshihen në raportin e fundit për shkak të rezultatit të vonuar ose problemeve teknike administrative – deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Raste të tilla sporadike janë regjistruar edhe më parë kur vi ktimat si pasojë e virusit Korona janë përfshirë në raporte një ose dy ditë me vonesë.

Adrian Kerimi