Ja sa është numri i rasteve aktive me COVID 19 në Tetovë

Advertisment

Ditëve të fundit numri i të infektuarëve në Maqedoninë e Veriut është rritur ndjeshëm që vjen si pasojë e mos rrespektimit të masave për parandalim të virusit COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë bërë 778 testime dhe janë regjistruar 177 raste të reja të Covid-19 në të gjithë vendin.

Reklame

Ndërkaq qyteti Tetovës po shëndrrohet sërish në vatër e COVID-19 ku në 72 orë janë regjistruar gjithsej 57 raste të reja që numri i rasteve aktive shkon në 222!

Nga Ministria e Shëndetësisë apelohet deri tek qytetarët që të respektohen masat e duhura për parandalim e COVID-19: Mbajtja e Maskës, Distanca si dhe Higjiena personale