23 Prilli njihet si Dita Ndërkombëtare e Librit

23 Prilli njihet si Dita Ndërkombëtare e Librit, ditë kjo e vendosur nga Unesko dhe që korespondon me lindjen e dy poetëve botërorë Shekspir në Angli dhe Miguel de Servantes në Spanjë. Se si po e gjenë kjo ditë botërore librin në marrëdhënie me lexuesin flet për Tetova1 shkrimtari moder shqiptar Albatros Rexhaj.

TETOVA1: Gjatë pandemisë ju sollët një variant komunikimi ndryshe për lexuesit e juaj, radio regjistrimet të quajtur “Dashuria në kohën e koronës”. Si ju lindi ideja dhe si u prit kjo nga lexuesit?

Reklame

Albatros Rexhaj:

“Po më duket se u pregadita gjatë pandemisë kjo ishte pjesë e serisë së postkasteve të mija të radioregjistrimeve që i realizoj kohë pas kohe thjesht për të çliruar energjinë brenda meje, ne kemi folur shumë për koronën para se të vije, ajo erdhi, është tjetër gjë kur kjo ndoh në raport me rastet brenda familljes. Dashuria në kohën e koronës është fenomen në veti, është dashuri të luftosh por edhe të rish larg dmth është një dilem e madhe, mendoj se është një udhëtim personal dhe qëllimi im ka qenë që njerëzit meditojnë më shumë”.

Tetova1: Zakonisht thuhet se kryeveprat botërore janë shkruajtur në kohë krize, çka ju ka inspiruar më shumë gjatë kësaj periudhe?

Albatros Rexhaj:

“Unë në një nga librat e mi e kam thënë kur janë njerëzit e lumtur e shijojnë ate, kur njeriu është i lumtur, lumturia jetohet në kriza të tilla, artistët frymëzohen, sepse artistët e shijojnë lumtuirinë jo vetëm për vete por për të gjithë të tjerët, arti këtë funksion ka që ti orientojë njerëzit drejt lumturisë qoft edhe ato veprat më pesimiste të mundshme në vetvete këtë qëllim kanë. Ndërsa mua kjo situatë më ka bërë që të mendoj shumë për vdekshmërinë tonë, për raportin tonë me vdekjen për raportin tonë me jetën më ka futur shumë në mendime ekzistenciale kështu që besoj se doli diçka interesante pas gjithë kësaj situate”.

Tetova1: Por si poe gjenë ky 23Prill librin?

Albatros Rexhaj:

“Mendoj se i ka dhënë një kuptim të ri sot librit elektronike, ose të lexuarit online, mendoj se jetojmë në jë kohë kur librarit nuk janë të qasëshëm kështu që mënyra për të ardhur deri në kontakt me librin sot është libri elektronikë, por sot kryefjala është libri nuk është me rëndësi a është libri në fletë apo është elektronikë . Libri është ideja, librii janë fjalët e shkrimtarëve, libri nuk është fleta apo ekrani i telefonit ose kompjuterit. Andaj ka një kthesë tek libri klasik ose edhe ai elektronikë”.

TEtova1: Mendoni se leximi elektronikë e dëmton shitjen e librave?

Albatros Rexhaj:

“Jo, apsulutish jo, nuk është e vërtetë madje unë jam pioner i eksperimentit të till, kam një faqe timen AlbatrosRexhaj.com ku një pjesë të madhe të librave të mij i kam vendosur aty ku njerëzit mund ti lexojnë falas, kam pasur probleme me botuesit e mij , por nga përvoja ime nuk e ka penguar blerjen e librave përkundrazi e ka rritur shitjen e librave sepse jo secili mund ta lexojë një libër tërësishtnë mënyrë elektronike por është edhe adhurues i librit dhe dëshiron ta ketë edhe kopjen fizike. Andaj mendoj se në tregjet e vogla shqiptare nuk ka ndonjë dëmtim”.

TEtova1: Çka duhet lexuar realisht?

Albatros Rexhaj:

“Të lexuarit mendoj se është aventurë personale, përvojë peronale, njerëzit lexojnë atë që kanë nevojë për të lexuar dikush lexon libra fetar sepse ka nevojë, dikush libra spiritual, dikush romane dashurie, dikush psikologjik dmth është udhërim krejt personale, e rëndësishme është të lexohet në çfarë do lloj varianti dhe këtë mund ta bëni edhe duke u bërë pjesë e faqes AlbatrosRexhaj.com”. /tetova1/