24 vjeçarja nga Tetova që ndëroi jetë nga Covid-19 nuk ka pasur sëmundje kronike

Advertisment

Të premten në Klinikën Infektive ka ndëruar jetë pacientja nga COVID-19, 24 vjeçare nga Tetova.
Ky ishte rasti i parë në Maqedoni që një paciente aq e re, ndëron jetë nga koronavirusi, informon portali “tetova1”.

Drejtoresha e Klinikës Infektive, Mila Stevanoviq për “A1On” ka spjeguar se vajza nuk ka pasur më herët sëmundje kronike dhe gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar për një kohë të shkurt.

Reklame

“Vajza 24 vjeçare ishte e sëmurë një javë para se të pranohet në klinikë. Kishte temperaturë të lartë, plogështi dhe frymëmarje të rënduar. Pasi është paraqitur tek mjeku amë, i janë dhënë infuzione, por gjendja nuk ështëpërmirësuar.

Për shkak të gjendjes së rënduar klinike, pas katër ditësh është sjellur te ne në klinikë me frymëmarje të rënduar. Për një kohë kishte përmirësim. Pataj gjendja ju përkeqësua shumë shpejt dhe ajo ndëroi jetë si rezultat i infarktit dhe tromboemboli pulmonale, ka deklaruar Stefanoviq duke shtuar se i kan pëërdorë të gjitha mundësitë për mjekimin e pacientes.

Ajo ka deklaruar se ky është rasti i parë i vdekjes te pacient i ri që është si rezultat i infarktit që kryesisht ndodh tek pacientet e vjetër, veçanaraisht kur dihet që pacientja nuk ka pasur sëmundje kronike, informon portali “tetova1”.

Dhe për këtë shkak, me qëllim që të mos përsëriten rastet e tilla, mjekët e Klinikës Infektive nëse marin pajtueshmëri nga familja e pacientes, do të bëjnë analiza plotësuese dhe hulumtime se prej nga ka ardhur vdekja te kjo vajzë, si pasojë e Covid-19. /tetova1/