25 VJET NGA ATENTATI NDAJ GLIGOROVIT, AUTORËT ENDE NUK DIHEN

Advertisment

Më 3 Tetor të vitit 1995 ishte kryer një atentat I pasuksesshëm ndaj Presidentit të atëhershëm të Maqedonisë, Kiro Gligorov.

Që nga ajo kohë ka patur angazhime të shumta se porositësit dhe ekzekutorët do të zbulohen dhe do të sillen para drejtësisë, por deri më sot nuk është zgjidhur misteri se cili është porositësi dhe kush janë ekzekutorët e atentatit ndaj Presidentit të parë të Maqedonisë.

Reklame

Para tre viteve, ish-Kryetari I Kuvendit Stojan Andov, shokoi opinionin me librin e tij të fundit, ku thoshte se dihet organizatori I atentatit.

Kjo mund të konkludohet nga dy librat e tij të fundit, në vecanti në atë të fundit “Deri në atentatin dhe pas tij”.

Në këtë libër, në disa rreshta, Stojan Andov thuajse në mënyrë të drejtpërdrejtë gishtin e drejton tek Miinistri I atëhershëm I Punëve të Brendshme Lubomir Fërçkovski, si organizator të mundshëm të atentatit.

Si shembull, autori, rrëfen takimin e tij me Presidentin Gligorov, para atentatit, në vilën “Biljana” në Ohër ku Shefi I atëhershëm I shtetit, I është ankuar se Branko Cërvenskovski, Lubomir Fërçkovski dhe udhëheqës tjerë të LSDM-së, kanë kërkuar nga Gligorovi që të dorëhiqet. Kur e kanë pyetur Gligorovin se cilin e vlerëson si trashëgimtarin e tij, ai ka përmendur Stojan Andovin – thotë autori në librin e tij të memoareve.

Pas këtyre pohimeve, Fërçkovski e kishte paditur Andovin, kurse Gjykata ndaloi librin, veprim ky që nxiti edhe më shumë dyshimet në opinion.

Në histori do të shkruhet se më 3 Tetor 1995 ndaj Presidentit të Maqedonisë ishte kryer një atentat I pasuksesshëm. Gligorovi I mbijetoi atentatit me lëndime të rënda në pjesën e kokës.

Në vendngjarje humbi jetën vozitësi Aleksandar Spirovski, kurse ishte lënduar truproja Ilço Teovski. Më vonë ndërroi jetë edhe pensionisti Risto Haxhimanov, që ishte kalimtar rasti në vendgjarje.

Sulmi ndodhi vetëm një ditë pas takimit që Gligorovi e realizoi në Beograd me Sllobodan Milosheviqin, ku dy presidentët arritën marrëveshje për njohje të ndërsjelltë mes dy vendeve

Ende nuk dihen as porositësit e as ekzekutorët e atentatit, kurse hetimi nuk është mbyllur.

Ministri I atëherëshëm I punëve të Brendshme, Lubomir Fërçkovski, si porositës të atentatit I përmendi “Miltigrup” nga Bullgaria, KOS-in jugosllav, por edhe “Lidhjen e Bratisllavës”, por nuk janë gjetur prova të forta rreth implikimit të tyre në atentatin.

Në Prill të vitit 2008, përmes mediave ditore, ishte shpërndarë informacioni se organizator i atentatit ka qenë organizata shqiptare “KOS”, por edhe kjo informatë asnjëherë nuk ishte konfirmuar.

Për atentatin, Gligorovi shkroi edhe një libër autobiografik “Atentati – Një ditë pas”, që e promovoi në vitin 2002.

Presidenti I parë I Maqedonisë së pavarur Kiro Gligorov, ndërroi jetë në moshën 94 vjeçare, më 1 Janar të vitit 2012./KlanMacedonia