26 raste të reja me COVID-19 në Tetovë dhe rrethinë

Advertisment

Vendi ynë sot shënon 168 të infektuar, 3 të vdekur dhe 70 të shëruar, si pasoj e koronavirusit. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se 1470 teste të realizuara.

Ministria e Shëndetësisë

Reklame

Në Shkup janë regjistruar 83 raste të reja, në Kumanovë, 8, Dibër 2, Shtip 6, Prilep 3, Tetovë 26, Strugë 5, Manastir 2, Ohër 8, Gostivar 8, Kriva Pallankë 1, Krushevë 1, Koçan 1, Probishtip 2, Makedonski Brod 1, Sveti Nikollë 4, Kërçovë 6 dhe Resnjë 1.

Brenda 24 orëve janë regjistruar 3 vi ktima të diagnostifikuara me Covid-19. Dy viktima janë nga Shkupi kurse viktima tjetër është nga Gostivari.

Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 7572 persona të diagnostifikuar me Covid-19, prej të cilëve 3624 janë shëruar kurse 362 persona kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin në territorin e vendit tonë 3586 raste aktive me Covid-19.