#

Avokati Altin Goxhaj ka reaguar sot përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me shifrat e publikuara nga shoqata e serbëve në Shkodër, sipas të cilës janë 27500 serbë dhe serbishtja është gjuhë e dytë.

Goxhaj shkruan se kjo provon tezën mbi planin për cop.ëtimin e Shqipërisë nga Serbia dhe Greqia brenda 20-30 viteve të fundit.

“Hapi i parë që do të bëjë Koalicioni për Shqipërinë me rastin në fjalë është nxjerrja jashtë ligjit duke çuar në Gjykatë kështu farë shoqatash që c.ënojnë rendin kushtetues dhe integritetin territorial të Shqiperise dhe ndalimin e TVSH së transmetuari në gjuhën serbe!!!”, shkruan Goxhaj.

Sipas tij, Jugosllavia e Re nëpërmjet mini-Schengenit Ballkanik është instrumenti kryesor i pushtimit serb në ekonomi, në pasuritë e patundshme dhe ndryshimet fillestare demografike!!!

Postimi nga Altin Goxhaj
Ja si vërtetohet teza jonë e Planit për Copëtimin e Shqipërisë nga Serbia dhe Greqia brenda 20-30 vjetësh:

SOT NE SHKODËR, SHOQATA E SERBEVE: JEMI 27500 SERB, SERBISHTJA GJUHË E DYTË