28 qershori është data e mundshme për zgjedhjet në Maqedoni

Advertisment

Liderët e partive politike do të takohen sot në mesditë tek presidenti i shtetit, për të diskutuar rreth datës eventuale për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

28 qershori shqyrtohet si datë e mundshme kompromisi për mbajtjen e zgjedhjeve, mëson INA.

Reklame

Por nga ana tjetër partitë opozitare kërkojnë shtyrjen e tyre dhe se si periudhë më të përshtatshme e shohin fundin e korrikut dhe fillimin e gushtit, kur pritet edhe dobësimi i koronavirusit.

Zgjedhjet do të mbahen pasi Kuvendi u shkarkua dhe po funksionon një qeveri teknik, e cila ishte caktuar për të organizuar zgjedhjet e 12 prillit të këtij viti, të cilat u shtyen me një dekret qeveritar për shkak të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për pandeminë me koronavirusin.

Andaj liderët e partive në takimin e sotëm pritet që të dakordohen për një datë të mundshme. Në takim janë ftuar liderët e LSDM-së, Zoran Zaev, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, BDI-së, Ali Ahmeti, Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, Alternativës, Afrim Gashi, Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, si dhe kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi dhe kryeministri Oliver Spasovski.