28 vjeçari me koronavirus mori pjesë 3 ditë më parë në një ceremoni mortore

28 vjeçari nga Tirana që konsiderohet si ‘pacienti zero’ për përhapjen e koronavirusit në vendin tonë ka bërë për 2 javë një jetë të zakonshme. I riu mbërriti në Shqipëri më 26 shkurt, nga Firence e Italisë dhe duke pasur virusin me vete infektoi dhe të atin, 54 vjeç.

Mësohet se i riu 3 ditë më parë ka marrë pjesë edhe në një ceremoni mortore ku sipas zakoneve shqiptare ka takuar të gjithë të pranishmit për ti ngushëlluar. Shefja e ISHP-së Silva Bino tha në emisionin ‘Open’ se ishte vënë në dijeni për këtë fakt dhe po punohet për identifikimin e personave me të cilët ka pasur kontakte i riu.

Reklame

Babë e bir, ndodhen tashmë në spitalin infektiv në QSUT dhe gjendja e tyre është e stabilizuar. Në karantinë janë futur edhe të afërmit e dy personave të infektuar.