291 raste aktive me koronavirus në Tetovë, kllastere të reja nuk ka

Advertisment

Në Tetovë me rrethinë aktualisht ka 291 raste aktive me koronavirus. Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se kllaster për momentin nuk ka, por ka transmision të përhapur të virusit.

Javën e fundit ka shënuar rënie numri i të infektuarve në dy zonat që konsideroheshin vatra të virusit, në Tearcë dhe Bogovinë.

Reklame

Megjithatë rreziku për rritjen e numrit të të infektuarve është i madh për shkak kthimit të dyndjeve përpara bankave, postave dhe Institucioneve të tjera. Edhe sot regjistruam një numër të madh të qytetarëve të cilët nuk përdorin maska, ndërsa kërkonin nga bankat që të gjendet zgjidhje që kartelat t`iu dërgohen nëpër shtëpi.

“Ne presim prej në ora shtatë. Maskat i kemi, por nuk frikemi. Banka nuk i çon nëpër shtëpia. Nuk e dimë përse si dërgojnë, ja numër 180 jam pres”.

“Prej në shtatë pres”.

Jeni pa maskë, a nuk ke frikë mos infektohesh se virusi përhapet?

Jo jo s`kam frikë”

“Prej në ora pesë pres, 115 jam. S`kam frikë virusin, po në rrezik na ve, se di prej në pesë pres mund ta marrim edhe virusin por duhet çka të bëjmë”.

Sektori për Punë të Brendshme të Tetovë kërkon nga qytetarët që maksimalisht t’i respektojnë masat.

SPB Tetovë, do të intensifikojë masat dhe do ndërmerr masa adekuate ndaj çdo qytetari që nuk do t`i respektojë këto masa. Nëse edhe institucionet nuk respektojnë masat dhe nuk mbajnë rendin përpara tyre, gjithashtu edhe ndaj tyre do ndërmerren masat sipas Ligjit – u shpreh Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Për mos mbajtjen e maskës dy ditët e fundit në Tetovë dhe Gostivar janë dënuar 43 persona, 28 në Tetovë dhe 15 në Gostivar, ndërsa janë përgatitur edhe 77 vendime të reja për izolim, 30 në Tetovë dhe 47 në Gostivar.

Bashkim Sulejmani