3 mijë kandidatë për policë aplikojnë për gjithsej 660 vende të lira

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se në konkursin e fundit për regrutimin e policëve të rinj janë paraqitur 2 964 kandidatë për gjithsej 660 vende të lira, transmeton Alsat.

Spasovski informoi se 2365 kandidatë janë meshkuj kurse 599 femra.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

“Të gjithë kandidatët do të kalojnë fillimisht testin fizik pastaj testin psikik, testimin e njohurive përmes provimit për njohuri të përgjithshme dhe në fund do të realizohen kontrolle të sigurisë dhe shëndetit”,

 

tha Spasovski duke shtuar se procesi i seleksionimit do të përfundojë në fund të muajit mars ose në fillim të muajit prill.

Ndryshe, konkursi ishte shpallur në fund të muajit dhjetor gjatë vitit të kaluar.