Tre të vdekur dhe 123 raste të reja me Koronavirus në Maqedoni

Advertisment

Në 24 orët e fundit janë bërë 1312 testime për Covid 19, ndërsa janë regjistruar 123 raste të reja pozitive.

Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 54 raste, Kumanovë 5, Dibër 4, Shtip 18, Prilep 1, Tetovë 5, Strugë 6, Manastir 2, Ohër 3, Gostivar 16, Krushevë 1, Demir Hisar 1, Shën Nikollë 2, Kërçovë 4 dhe Resnje 1.

Reklame

Nga ana tjetër janë shëruar 74 pacientë.

Ndërkohë kanë humbur jetën 3 pacientë. Një nga Shkupi, një nga Strumica dhe një nga Dibra. Bëhet fjalë për pacientë të moshës 55, 61 dhe 67 vjeçare.

Numri i përgjithshëm deri tani në vend me raste pozitive është 9669, i të shëruarve 5145, i të vdekurve 445 ndërsa rastet aktive janë 4079.

Nga rastet aktive në Shkup, më së shumti edhe më tej ka në Çair, gjithsej 280 raste aktive, ndërsa më pas vijojnë Gazi Baba me 206 dhe Aerodromi me 204./Zhurnal.mk