30 vjeçari gjendet i mbytur në bregdetin e Durrësit

Advertisment

Një 30-vjeçar është gjetur i mbytur në qytetin bregdetar të Durrësit.

Sipas policisë nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Reklame

Më datë 15.08.2020, rreth orës 16:30, në lagjen nr.15, Durrës, në vendin e quajtur “Portoromano”, rreth 100 m në det, është gjetur i mbytur një shtetas i gjinise mashkull rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.