300 mijë britanikë kanë lënë duhanin për shkak të koronavirusit

Advertisment

Koronavirusi vijon të shkaktoj viktima në të gjithë botën, ndërsa shumë shtete kanë nisur të lehtësojnë masat kufizuese.

Ndërkohë, sipas një studimi të YouGov mijëra britanikë janë duke hequr dorë nga duhanpirja gjatë periudhës së izolimit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Reklame

1004 persona përreth shtetit ishullor morën pjesë në një testim, ku 2% e duhanpirësve u shprehën së tashmë kanë hequr dorë.

Kjo shifër, sipas YouGove, nënkupton se në shkallë popullsie, më shumë se 300 mijë persona e kanë lënë duhanin për shkak të frikës se ky zakon mund të rrisë rrezikun për të pasur pasoja më të rënda nëse prekesh nga pandemia e koronavirusit.

Prej kohësh është i njohur fakti që duhanpirësit kanë dëmtime më të mëdha në mushkëri sesa jo duhanpirësit, pasi katrani, nikotina dhe substanca të tjera bllokojnë rrugët e frymëmarrjes dhe shkaktojnë dëme të konsiderueshme./ Opinion.al