316 raste të reja me covid, shërohen qindra pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 1 562 teste të kryera janë regjistruar 316 raste të reja me Covid-19.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 681 pacientë, transmeton Alsat.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 11 pacientë.

 

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 107 479 raste, prej të cilëve 95 410 janë shëruar, kurse 3 206 kanë ndërruar jetë.
Vendi aktualisht ka 8 863 raste aktive