32 raste dhe 2 të vdekur dje në Tetovë, ja nga cilat vendbanime

162 raste të reja me virus korona, nga gjithsej 778 testime janë shënuar në 24 orët e fundit. Kurba e të infektuarve dje ishte 20.8%.
Numri më i madh i personave të prekur nga COVID-19, ashtu siç po ndodh tashmë disa javë, është regjistruar në Shkup, respektivisht 92. E dyta renditet Tetova me 32 raste.
Në rajonin e Tetovës dje kishte dy të vdekur me COVID-19. Bëhet fjalë për një pacient nga fshati Pirok dhe një nga fshati Cërovë.

Të infektuarit sot:
Reçice e vogel (1), Sellcë (3), Shipkovic (1), Rasadishte(1), Pirok (1),Kamjan (1), Pallçisht i Epërm-Kallnik (2 ), Tearcë (3), (Dobrosht (1), Orashe (1), Jazhincë (1), Neproshten (1) dhe 13 raste në Tetovë. Për dy raste nuk kemi aritur të sigurojm informata.
/shqipmedia-tetova1/