33 vjeçari nga Maqedonia arr estohet në Ferizaj, ja arsyeja

Policia e Kosovës ka arr estuar një 33 vjeçarin Z.A. nga Maqedonia e Veriut, i cili dyshohet se ka mashtruar një 30 vjeçar kosovar, A.R, duke ia marrë 3600 euro në këmbim të rregullimit të dokumenteve të udhëtimit.

Policia u informua se rasti i mashtrimit ndodhi në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, njofton Klan Kosova.

Reklame

Ai u shoqërua në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga Njësia e Hetimeve dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.