34 persona janë arrestuar, nuk e respektuan orën policore

Advertisment

Gjatë 24 orëve të fundit, mes datave 29 dhe 30 prill, 51 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje që nis në orën 19 dhe përfundon në orën 5 të mëngjesit.

Prej tyre 34 janë arrestuar ndërsa për të tjerët do të merren masat e duhura, njoftojnë nga policia, përcjell TV21.

Reklame

Po ashtu sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme në 24 orët e fundit në mbarë Maqedoninë e Veriut 72 personave u janë dhënë vendime për izolim ndërsa 57 të tjerë kanë firmosur pë vetëizolim.

Gjatë kontrolleve të policisë janë regjistruar 2 raste të personave që nuk e kanë respektuar masën për izolim ose vetëizolim.