35 për qind e skuadrës së Valencias pozitive me koronavirus

Valencia ka njoftuar raste të reja pozitiviteti ndaj koronavirus. Klubi spanjoll ka vendosur të mos i bëjë të ditur as emrat, as sa lojtarë apo pjesëtarë të stafit janë infektuar, por ka theksuar se 35 për qind e skuadrës (mes lojtarëve e teknikëve) rezulton për momentin e prekur nga virusi.

“Një tjetër provë e infektueshmërisë së lartë të këtij virusi shkruhet në komunikatën zyrtare
Kjo sa për të konfirmuar faktin se se njerëzit duhet të qendrojnë në shtëpi e të ndjekin në mënyrë rigoroze sugjerimet e autoriteteve shëndetësore”.

Reklame

Klubi spanjoll ka shpjeguar se “të gjithë rastet në fjalë janë pa simptoma e ndodhen në banesat e tyre, të ndjekur nga mjekët e nën masat e izolimit, duke vazhduar kështu normalisht planin e punës së programuar”.

Spanjollët nuk kanë asnjë dyshim se infektimi ka ndodhur gjatë transfertës në San Siro kundër Atalanta: “Pavarësisht masave të forta të adaptuara nga Klubi, pasi luajtëm një ndeshje të UEFA Champions League në Milano në 19 shkurt 2020, një zonë që ditë pas dite u konfirmua me rrezik të madh nga autoritetet italiane, rezultatet e fundit tregojnë që ekspozimi ka shkaktuar rreth 35% të rasteve pozitivë”.

Që nga dita e dielë, Valencia kishte lajmëruar 5 raste me Covid-19 mes lojtarëve: bëhej fjalë për Mangalà, Garay, Gayà, Camarasa e Juan Aliaga.